75 Mall Live Search
23:52 / E Hënë, 20 Maj 2024 / FR

Tuchel do të marrë miliona euro dëmshpërblim nga Bayern Munchen

Thomas Thuchel do të largohet nga Bayern Munchen.

Tekniku gjerman do të lirohet nga kontrata, derisa së bashku me stafin e tij do të marrë pagë deri me 30 qershor, shkruan IndeksOnline.

Përveç kësaj, Bayern duhet ti paguaj edhe mbi 10 milionë euro dëmshpërblim dhe pagesën e plotë edhe nëse Tuchel nënshkruan me ndonjë klub të ri, raporton Plettigoal.

Tuchel do të jetë i lirë pas muajit qershor dhe Bayern nuk do të fitojë asgjë nga klubi i ri i gjermanit./IndeksOnline/