75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 27 Prill 2023 / Gj. Sh

Tuchel e kërkon transferimin e Casemiros te Bayerni

Sipas gazetës gjermane “Kicker”, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, ka si synim për sezonin e ardhshëm të nënshkruajë me brazilianin e Man. United, Casemiro.

Trajneri gjerman është impresionuar nga paraqitjet e 31-vjeçarit, i cili në sezonin e tij të parë me “Djajtë e Kuq” është shndërruar një lojtar kyç për trajnerin Ten Hag.

Tuchel e konsideron ish-in e Realit si zëvendësuesin perfekt në rolin e Joshua Kimich, sepse Tuchel mendon se gjermani duhet të jetë pjesë e fazës sulmuese, me Casemiron që do të mbulonte repartin anën difensive.

Pasi kaloi 9 vite të shkëlqyera te Reali i Madridit, ku fitoi gjithçka, braziliani vendosi të ndryshojë ambient, duke kaluar te “Djahtë e Kuq” për shifrën e 70 milionë stërlinave.