Tuchel, e nis me barazim aventurën e re me Chelsean

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Chelseas dhe Wolves, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Premierligë.
Ky takim u mbyll pa gol edhe pse të dyja skuadrat i kishin rastet e veta për shënim por që nuk u konkretizuan me gol, shkruan IndeksOnline
Kujtojmë se kjo njëherit ishte ndeshja e parë e Tuchelit si drejtues i Chelseas pas shkarkimit të Lampard ditë më parë.
Pra, rezultati final i këtij takim u vendos në 0:0.
