Tuchel favorit për të marrë drejtimin e Anglisë

Thomas Tuchel është emri më i lakuar orëeve të fundit si zëvëndësues i mundshëm i Southgate te Anglia.
“Bild” shkruan se trajneri gjerman ka interesim serioz për të marrë drejtimin e “Albionëve”.
Mediat angleze kanë përmendur disa emra vendorë për këtë pozitë, por kandidatura e Tuchel tani llogaritet si tejet serioze.
Tuchel ka patur interesim të madh kohëve të fundit për të marrë drejtimin e ndonjë përfaqësueseje./Indeksonline/