75 Mall Live Search
21:43 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Gj Sh

Tuchel konfirmon mungesën e madhe te Anglia për ndeshjen e nesërme

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka konfirmuar lëndimin e Harry Kane.

Sulmuesi i Bayern Munich ka pësuar një lëndim, dhe do të humbas ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Uellsit, shkruan IndeksOnline.

Tuchel gjatë konferencës për media tha se shpreson që Kane të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Letonisë, në kualifikueset e Kupës së Botës, e cila zhvillohet me 14 tetor.

“Harry do ta humbasë ndeshjen. Ai mori një goditje në ndeshjen e tij të fundit me Bayern Munich dhe është shumë e rrezikshme që ai të marrë një tjetër goditje. Ne i dhamë atij mundësinë që gjithçka të qetësohej dhe shpresojmë se ai do të jetë gati për ndeshjen kundër Letonisë.”, deklaroi Thomas Tuchel.

Kujtojmë që Anglia është së bashku në grup me Shqipërinë, Serbinë, Letoninë e Andorën, derisa është lidere e Grupit, me 15 pikë të grumbulluara në pesë ndeshje./IndeksOnline/