22:14 / E Premte, 14 Maj 2021 / Blerim

Tuchel: Kovacic është gati!

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka konfirmuar se Mateo Kovacic është rikuperuar nga lëndimi.

Tuchel duke folur para finales së FA Cup ndaj Leicester Cityt, ka konfirmuar se Mateo Kovacic është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për selektim.

Përpos Kovacic, edhe N’Golo Kante do të jetë i gatshëm për këtë takim.

“Çdo fitore të jep ndjenjën e mirë dhe momentumin e duhur, do të jetë vështirë, por jemi gati, i gjithë grupi është gati edhe Kovacic është gati për këtë ndeshje, duhet ta shijojmë duke punuar shumë dhe duke e ndihmuar njëri-tjetrin dhe kjo është çfarë do të bëjmë nesër dhe të martën”, deklaroi Thomas Tuchel.

Chelsea do të ndeshet në finale të FA Cup ndaj Leicesterit dhe do të ketë punë prapë me skuadrën e Brendan Rogers të martën.