Tuchel me gjithë ‘armatën’ drejt Realit: Të gjithë lojtarët janë në dispozicion, veçuar Kovacicin

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Chelseas dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i ‘bluve’, Thomas Tuchel në konferencë për media tha se ka të gjithë futbollistët në dispozicion për nesër duke mos llogaritur vetëm në Matteo Kovacicin, shkruan IndeksOnline
“Vetëm Matteo Kovacic mungon, të gjithë janë në dispozicion dhe të gjithë do të jenë në skuadër,” tha Tuchel.
“Ne e merituam fitoren [kundër West Ham] dhe ishte një fitore thelbësore. Ne luajmë në ligën më të kërkuar në Evropë dhe luajmë pothuajse çdo tre ditë. Ne performuam dhe treguam aftësitë tona në të gjitha këto ndeshje.
“Ne kemi një lidhje të fortë brenda skuadrës dhe unë ndiej se jemi gati të vuajmë së bashku.
“Ne mendojmë se është një moment i mirë për të luajtur këtë ndeshje, ne duam të luajmë me uri dhe ndoshta kemi pak më pak përvojë në gjysmëfinale por ndoshta mund të luajmë me entuziazëm”, tha Tuchel.