22:21 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Tuchel në telashe, këto janë dy mungesat ndaj Leeds në Premierligë

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka folur në lidhje me mungesat që ka në skuadër për ndeshje me Leeds.

Skuadra e Chelseas do të takohet me Leeds nesër me fillim nga ora 13:30, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Premierligë, shkruan IndeksOnline

Tekniku, tregoi se Thiago Silva dhe Tammy Abraham nuk do të jenë me Chelsean për këtë sfidë.

“Thiago pati një pengesë të vogël në stërvitje në fund të seancës stërvitore dje. Ai ndjeu në fund diçka rreth të njëjtës zonë ku u lëndua, kështu që na u desh ta largonim, kështu që ai është përsëri në një fazë rikuperimi dhe mbikqyrje por jo në stërvitje të plotë”, tha Tuchel.

“Tammy Abraham ende ka dhimbje nga ndeshja ndaj Burnleyt, dje ai doli nga stërvitja dhe do jetë jashtë ndeshjes ndaj Leeds United. Të tjerët janë të gatshëm të gjithë”, përfundoi ai.