Tuchel pas vendimit për t’u larguar nga Bayerni: Do të bëjë gjithçka deri në fund

Skuadra e Bayern Munich konfirmoi vendimin për ndërprerje të marrëveshjes me Thomas Tuchelin në fund të sezonit.
Trajneri gjerman foli për faqen zyrtare të klubit “bavarez” dhe tha se do të bëjë të pamundurën për të fituar trofe deri në fund të sezonit, shkruan Indeksonline
“Ne kemi rënë dakord që t’i japim fund marrëdhënies sonë të punës në fund të këtij sezoni. Deri atëherë, sigurisht që do të vazhdoj të bëjë gjithçka që mundem me stafin tim”, tha Tucheli
Në anën tjetër shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen tha: Në një diskutim të mirë dhe të hapur, arritëm në vendimin për t’i dhënë fund marrëveshjes sonë të punës me Tuchelin gjatë verës. Qëllimi ynë është të ndjekim një drejtim të ri futbolli me trajner të ri për vitin 2024/25”./Indeksonline/