Tuchel për takimin ndaj Man United në Champions: Do të kemi vetëm 12 futbollistë në dispozicion

PSG do të përballet me Man United në ndeshjen e tyre të parë për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve këtë të marte.
Por, Tuchel thotë se skuadra e tij do ta ketë të vë vështirë këtë takim, pasi nuk ka shumë futbollistë në dispozicion për këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline
Disa futbollistë i ka të lënduar e të tjerët
po rikthehen nga kombëtaret e tyre që zhvilluan ndeshjet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kështu, Tuchel thotë se PSG ndaj Man United do të ketë vetëm 12 futbollistë në dispozicion
që të paraqiten për atë ndeshje.
“Ne duhet të marrim përgjegjësi për Neymar dhe Kylian [Mbappe], të cilët luajtën gati 90 minuta dje dhe futbollistët e tjerë që kanë udhëtuar me Kombëtaret e tyre,” tha Tuchel në një konferencë shtypi përpara takimit me Nimes.
“Ndoshta do të kemi vetëm 11, 12 ose 13 lojtarë në dispozicion”, tha ai.