75 Mall Live Search
14:49 / E Premte, 31 Mars 2023 / B O

Tuchel po e merr te Bayerni “trurin” e Chelseat

Thomas Tuchel do t’i këtë te gjithë lojtaret e gatshëm ne stërvitjen e Bayern Munichut, para ndeshjes së nesërme me Borussia Dortmundin.

Ndërkohe, Bayerni po bën gjithçka që është e mundur për t’i përmbushur dëshirat e Tuchel sa i përket stafit ndihmës te trajnerëve Tuchel pranoi te merr drejtimin e Bayernit javën e kaluar pas shkarkimit te Julian Nagelsmann. Tuchel mori me vete Arno Michel dhe Zsolt Low te Bayerni si asistent te trajnerëve.

Tani, Tuchel po kërkon që stafit te tij t’i shtohet edhe asistent trajneri i Chelseat, Anthony Barry.

Sipas “Sky Sports” ne Gjermani, Bayerni është ne bisedime te avancuara me Chelsean për Barryn. 36 vjeçari dëshiron me do kusht që te lëvizë te Bayerni, por të dy klubet duhet qe te arrijnë një marrëveshje mbi shumen për dëmshpërblim.

Ndërkaq, Tuchel tani e ka konfirmuar se Bayerni është shume afër që te arrije marrëveshje me Chelsean për Barryn.

“Është një çështje mes dy klubeve. Është ende dëshira ime qe ai te vjen këtu. Klubet duhet te gjejnë akordin. Por, unë jam optimist”, tha Tuchel.