75 Mall Live Search
13:15 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / C E

Tuchel po synon rikthimin në Premierligë, te rivali i Chelseas

Thomas Tuchel do të ishte i interesuar për punën e Tottenham nëse Antonio Conte largohet nga klubi në muajt e ardhshëm, pavarësisht lidhjes së tij me Chelsean.

Pozicioni i Contes është vënë nën shqyrtim pas një serie të dobët paraqitjesh dhe rezultatesh, duke përfshirë humbjen e së dielës ndaj Arsenalit, që la Spurs 14 pikë larg liderëve të Premierligës.

Italiani ka refuzuar vazhdimisht tëvazhdojë me Spurs përtej sezonit aktual, kur kontrata e tij skadon, por klubi ka një opsion për të bërë një zgjatje 12-mujore të marrëveshjes së tij.

Tuchel është pa punë pasi u shkarkua nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar dhe aktualisht po shijon një pushim nga futbolli.

Por ai tani është gati të kthehet në lojë dhe i përgatitur për të dëgjuar propozimet nga klubet e mëdha.