Tuchel tashmë ka nisur punën si trajner i Anglisë, këto janë dy ndeshjet e para që do t’i shikojë

Thomas Tuchel ka nisur punën si trajner i Kombëtares së Anglisë qysh nga data 1 janar i vitit të ri 2025.
Trajneri gjerman gjatë këtij vikendi do jetë i zënë duke shikuar ndeshje të Premier League, shkruan Indeksonline
Mësohet se ish-trajneri i PSG-së, Chelseat dhe Bayern Munchen do jetë i pranishëm në dy ndeshjet e këtij vikendi.
Fillimisht në ndeshjen Tottenham – Newcastle, që zhvillohet të shtunën nga ora 13:30 dhe Liverpool – Manchester United, që zhvillohet të dielen nga ora 17:30.
Kujtojmë që ndeshja e parë zyrtare dhe debutuese për trajnerin Tuchel me “Tre Luanët” do jetë në muajin mars ndaj Shqipërisë./Indeksonline/
🚨🕵️♂️ England manager Thomas Tuchel will attend the Tottenham vs Newcastle match this weekend!
— EuroFoot (@eurofootcom) January 3, 2025
He’s is also expected to go and watch Liverpool vs Manchester United the day after, reports @MailSport. pic.twitter.com/REaIlKHgw6