Tuchel thotë se ishte më i vlerësuar te Chelsea mes kritikave të ashpra në Gjermani

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel pranon se ndihej më i vlerësuar në Chelsea se në Gjermani.
Chelsea shkarkoi Tuchelin në shtator 2022, duke e zëvendësuar atë me Graham Potter, një vendim i marrë nga Todd Boehly dhe Behdad Eghbali.
Ky vendim ngjalli pakënaqësi të konsiderueshme në mesin e tifozëve të Chelseat.
Pavarësisht se kaloi vetëm 19 muaj si trajner i Chelseat, Tuchel la një ndikim të thellë në “Stamford Bridge”. Nën drejtimin e tij, Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupë. Për më tepër, skuadra arriti në dy finale të FA Cup dhe përfundoi si nënkampion në Kupën Carabao.
Pavarësisht fitimit të Bundesligës, Tuchel ka qenë nën kritika nga një bazë e tifozëve të Bayernit pasi bavarezët e gjejnë veten në vendin e dytë pas Bayer Leverkusen.
Kur u pyet në një intervistë për ESPN, nëse ndihej më i vlerësuar në Angli sesa në Gjermani, ai kishte një përgjigje.
“Po. Pyetje mjaft e thjeshtë. Ndjej se jemi shumë kritikë ndaj njëri-tjetrit në Gjermani, veçanërisht me lojtarët dhe trajnerët. Është shumë e vështirë për t’u shpëtuar. Ka një foto dhe kjo foto është në thelb fotografia për vite dhe vite. Ndjeva më shumë vlerësim në Angli, po”, tha Tuchel.
Megjithatë, periudha e Tuchel u shënua nga një marrëdhënie e tensionuar me hierarkinë e Chelsea, e cila mori kontrollin nga Roman Abramovich në maj 2022.
Tuchel do të gjykohet për paraqitjen e Bayernit në Champions League.
Ata mbetën të pamposhtur në fazën e grupeve tdhe u kualifikuan në raundin e 16-të si kryesues grupit A.
Ata do të përballen me Lazion në raundin tjetër në shkurt, por para kësaj, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë pesë ndeshje në Bundesligë duke filluar me një përballje kundër Ëerder Bremen të dielën.