Tuchel tregohet realist: Nuk e humbi PSG, e fitoi ai

Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së, ia “faturon” humbjen e finales së Champions ndaj Bayern Munich jo fatit, jo lojës së të tijëve, por një personazhi: Manuel Neuer!
“Jam shumë krenar. Unë i kam thënë skuadrës tashmë se jam krenar. Humbja është gjithmonë ndjenja më e keqe. Por unë kam pashë një finale midis dy skuadrave që meritonin absolutisht të luanin këtë finale”.
“Ishte një udhëtim me një mijë emocione, një udhëtim me cilësi dhe mentalitet. Ne e bëmë këtë udhëtim së bashku .Pashë një ekip me një mentalitet gjithmonë fantastik”.
“Kemi pasur shumë shanse për të fituar. Ndoshta na munguan detaje, na mungoi fati, efektiviteti. Përveç kësaj, cilësia e Manuel Neuer ishte edhe një herë e pabesueshme. Nuk humbi PSG, fitoi Neuer!”.