Tuchel zgjidh problemet me Bellingham
Selektori i Anglisë, Thomas Tuchel si duket ka zgjidhur problemet me Jude Bellingham.
Tekniku gjerman fillimisht nuk e ftoi mesfushorin e Real Madridit, por e grumbulloi në fushë për ndeshjet kundër Serbisë dhe Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.
Ai gjatë konferencës për media tha se 22-vjeçari është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do ta ndihmojë Anglinë ta fitojë Kupën e Botës.
“Ishte një vendim që duhej marrë. Jude e pranoi vendimin dhe bëri atë që bën më mirë. Ai garoi në nivelin më të lartë dhe tregoi se e meriton dhe duhet të jetë në skuadër.”, u shpreh Tuchel.
“Nuk ka problem me të, nuk ka problem me karakterin. Jude thjesht ka avantazhin, është një gjë shumë e mirë sepse të duhet një avantazh i caktuar për të arritur lartësitë që arriti ai dhe mendoj se të gjithë duhet ta ndihmojmë, ta inkurajojmë dhe të krijojmë një mjedis ku ai mund ta jetojë këtë avantazh ndaj kundërshtarëve dhe drejt qëllimeve që po ndërtojmë si ekip.”, deklaroi Tuchel./IndeksOnline/

