75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / Gj Sh

Tudor për gabimet e Kinskyt: Në 15 vite nuk kam parë kurrë diçka të tillë

Antonin Kinsky morri vëmendjen në natën e mbrëmshme të Champions League.

Kjo pasi portieri çek i Tottenhamit, pësoi tre gola brenda 15 minutave, dy prej tyre erdhen si pasojë e gabimeve të tij, derisa trajneri Igor Tudor e largoi menjëherë nga loja, në minutën e 17-të, shkruan IndeksOnline.

Tudor pas ndeshjes tha se nuk ishte i penduar për aktivizimin e Kinskyt nga minuta e parë pasi ishte zgjidhja e duhur, por ajo çfarë ndodhi në fushë tha se nuk ka parë për 15 vite diçka të tillë.

“Ndodh shumë rrallë, kam qenë trajner për 15 vjet dhe nuk e bëj kurrë këtë. Ishte e nevojshme ta bënim këtë, të ruanim lojtarin dhe ekipin. Situatë e pabesueshme.

Para ndeshjes ishte zgjedhja e duhur, në momentin që ndodhemi. Tony Kinsky është një portier i mirë. Ishte vendimi i duhur. Pas kësaj, është e lehtë të thuash se nuk është vendimi i duhur.

Fola me Tonyn më pas ndeshjes, i thashë se ai është lojtari i duhur, një portier i mirë, por për fat të keq kjo ndodh në këtë ndeshje të madhe, gabime të mëdha.”, ka deklaruar Tudor./IndeksOnline/