Tudor tregon arsyen pse nuk startoi me Zhegrovën

Trajneri Igor Tudor pas barazimit ndaj Veronas, u paraqit në konferencë për media dhe foli për Edon Zhegrovën.
Tudor tha se ylli kosovar ende nuk është në formën e tij më të mirë, andaj nuk po starton me të, shkruan Indeksonline
“Zhegrova nuk ka pasur shumë minuta. Ai duhet të punojë kujdesshëm. Nuk është në formën e tij më të mirë”, u shpreh Tudor
Zhegrova luajti vetëm 10 minuta dhe s’kishte shumë hapësirë për ta treguar vetën e tij../Indeksonline/