13:56 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tullat e kësaj ndërtese në Mitrovicë po rrezikojnë banorët

Banorët e rrugës “Bislim Bajogra” në Mitrovicë po ankohen se një ndërtesë e vjetër në këtë qytet po ua rrezikon jetën, kurse të rrezikuar janë edhe nxënësit pasi që pranë këtij lokacioni është edhe gjimnazi i qytetit.

Një lexues ka raportuar në redaksinë e portali “Indeksonline”, se tullat e kësaj ndërtesës po bien dhe po rrezikojnë qytetarët.

Madje, ai ka shtuar se ditën e djeshme ka lajmëruar edhe zjarrfikësit duke i paralajmëruar të merren masa kundër tullave që po bien nga çatia e këtij objekti. Por, sipas lexuesit në fjalë tulla nuk është larguar.

Kurse, edhe përmes imazheve shohim që gjendja në këtë rrugë është e keqe, teksa tulla e apostrofuar edhe nga lexuesit duke qartë se është gati të bije./Indeksonline/