21:42 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Tuna bën dedikim emocional për të birin

Tuna ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore.

Por, krahas sukseseve të panumërta, këngëtarja nga Shkupi ka edhe një jetë të lumtur familjare, shkruan Indeksonline.

Që nga koha kur Tuna është bërë nënë ajo është përkushtuar maksimalisht jetës private dhe djalit të saj dy vjeçar.

Së fundi këngëtarja në një postim në Instagram ka zgjedhur fjalët më të ëmbël për të birin.

“Por, të dua më shumë sesa deri në hënë dhe prapa”, ishte mbishkrimi që bëri Tuna.

Ndryshe, ajo kohë më parë u rikthye me albumin ‘Fortuna’ i cili u mirëprit nga adhuruesit e saj të shumtë./Indeksonline/