23:39 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Tuna e emocionuar për promovimin e albumit, thotë këto fjalë

Pas shumë kohësh Tuna mbrëmë ka publikuar albumin e ti ‘Fortuna’ në të cilën ishin të ftuar bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të këngëtares.

Ajo ka ndarë disa pamje nga atmosferës që ka mbizotëruar në këtë mbrëmje derisa ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan në realizmin e këngëve të reja, shkruan Indeksonline.

“Ju faleminderit Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi,Të faleminderit Yll Limani që je pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për mua.Të përkulem Armend për aurën që ke. Ke qenë dhe ngelesh gjiganti. Salla e ngritur në këmbë ta riverifikoi sa shumë i ke dhënë muzikës tonë. Jam e bekuar që të kam!
Ju faleminderit të gjithëve që ishit në Filharmoninë e Shkupit! Është e papërshkrueshme ajo që përjetova mbrëmë gjatë koncertit, gjatë duartrokitjeve, gjatë takimit me ju derisa dëgjoja përshtypjet tuaja. MBRËMË JU ISHIT FORTUNA!!! Dhe kjo Fortunë më jep mbështetje kolosale që të vazhdoj edhe më fuqishëm!Ju dua!” ka shkruar Tuna.

Në albumin e ri Tuna ka përfshirë gjithsej 7 këngë./Indeksonline/