Tuna falenderuese ndaj Yll Limanit: Ti je prezent kudo në albumin tim!
Javën që lamë pas, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna lansoi albumin e saj me gjithsej shtatë këngë.
Për këtë album u kujdesën Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov.
Këto këngë ajo i performoi përmes një koncerti në Shkup para miqve, familjarëve e mysafirëve të veçantë.
Por, e veçanta e këtij albumi është edhe bashkëpunimi i saj m këngëtarin kosovar, Yll Limani.

Tuna madje atij i ka kushtuar një status, ku falënderon atë për tekstin e një kënge që ia ka shkruar dhe duetin që ka me të.
Ky është postimi i plotë:
Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit.
Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam!
A don hala, a don halaaaa