10:33 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tuna ndjen mall për pushime, publikon foto vetëm në bikine

Vera e vitit të kaluar ishte shumë më ndryshe nga ajo sot.

Derisa pushimet keni mundur t’i kaloni aty ku ua donë qejfi, sot kjo është pothuajse e pamundur për shkak të pandemisë Covid-19 që për muaj ka goditur botën.

E, pikërisht për pushimet e verës së kaluar është përmalluar edhe Tuna që këtë  e ka shprehur përmes një postimi.

Këngëtarja shkupjane ka ripostuar një fotografi që ka realizuar verën e vitit 2019 ku shihet në një vend me pamje përrallore e veshur vetëm në bikini.

Ndërsa, këtë vit Tuna si duket ende nuk e ka ndarë  mendjen se ku do të kalojë pushimet verore, ndërkohë sa u përket projekteve ajo në disa postime ka bërë të ditur se është në përgatitje të projekteve të reja./Indeksonline/