21:30 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / AR

Tuna nuk ka të ndalur, sërish me një super bashkëpunim

Pas këngës “ Melaqe ” qe e solli në bashkëpunim me Fifin, Tuna po vjen me një duet tjetër.

Kështu na la të kuptojmë nga një foto që e publikoi në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Indeksonline.

Duke ndarë një foto nga një ambient bregdetar ajo bëri mbishkrimin “A JE”.

Thuajse në të njëjtin ambient postoj edhe Skerdi, i cili bëri të njëjtin mbishkrim.

Kjo na bën të kuptojmë që dyshja po “gatuajnë” një hit të ri por që detajet kanë vendosur t’i lenë befasi./Indeksonline/