Tuna pamje të reja nga pushimet luksoze
Tuna prej ditësh ka filluar pushimet në ishullin Mauritus.
Nga atje këngëtarja e famshme nuk i ka ndalur pozat dhe videot të ndryshme nga aventurat që po përjetojnë në ishuillin përrallor, shkruan Indeksonline.
Një tjetër eksperiencë të mrekullueshme që e ka shijuar pafund këngëtarja e njohur ishte edhe shëtitja me luanët në pyll.
“Shëtitja me luan në Mauritius, një nga përvojat e mija më të mira deri tani… do të dëshiroja t’i merrja me vete”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e imazheve.
Kujtojmë që Tuna në pushime ka udhëtuar me miken e saj të ngushtë./Indeksonline/