12:06 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tuna paralajmëron projektin e ri

Këngëtarja Tuna duket se po i rikthehet muzikës me projekte të reja. Pas projektit “Chonga”, këngëtarja ka paralajmëruar projektin e ri, transmeton Indeksonline.

Kënga quhet “Maria” dhe teksti do të jetë nga reperi Seven Saraci.  Pas lindjes, Tuna bëri një pauzë të gjatë në muzikë por u rikthye me projektin “Chonga” që ishte i suksesshëm duke mbledhur miliona shikime.

Në jetën private, Tuna është në lidhje me Patrisin me të cilin ka një djalë, Tianin./Indeksonline/