Tuna pas konferencës në Shkup, tregon se kanë mbledhur afro 40 mijë euro për tërmetin
Si shumë artistë shqiptarë edhe Tuna është bashkuar nismës për të grumbulluar para dhe ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ajo sot ka mbajtur konference për shtyp me Park Hospitality Group me mbështetje të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë Veriore ku edhe bëri të ditur shumë e parave që kanë grumbulluar, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja e njohur tregoj se janë mbledhur afro 2 467 000 den, që në euro janë rreth 40 mijë në total.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe këngëtaret Big Mama, Mimoza Mustafa, Tamara Todevska, Lori dhe Fifi.

Tuna këtë e bëri të ditur përmes një statusi në Instagram ku edhe ndau foto nga konferenca e mbajtur sot.
Statusi i saj i plotë:
“Sot me date 28.11.2019
ne ora 11.00 ne Four,Park Hospitality Group me mbeshtetje te Kryqit te Kuq te
Republikes se Maqedonise Veriore,bashke me koleget dhe miqte e mi nga
Kosova,Shqiperia dhe Maqedonia mbajtem pres konferencen me inicijativen e
perbashket per te grumbulluar donacione per ndihmen dhe mbeshtetjen e viktimave
te prekura nga termeti ne Shqiperi.
Ne presin u drejtua sekretari gjeneral i Kryqit te Kuq te Maqedonise Veriore,
Dr Sait Saiti, biznismeni dhe Zv.Kryetari i qytetit te Shkupit Z-ri Enver
Maliqi si dhe artistet prezent.
‘Shkupi eshte nje qytet i solidaritetit, le ta tregojme kete me vepra.’ – u
deklarua z-ri Enver Maliqi.
Siç është cekur nga Presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore,
Z. Nebi Hoxha – 3 punkte janë mobilizuar në Shkup, Tetovë dhe Strugë.
Ne pres konferencen u bene te ditura donacionet e numrave 143 400 ,ku shuma e
grumbulluar eshte 2.467 000 den.
Ne te njejten kohe gjate presit u ftuan qytetaret dhe kompanite e shtetit per
te bere donacione ne forma monetare edhe me tutje.
Faleminderit te gjitheve per secilin kontribut tuajin!
Nuk jeni vetem!