Tuna publikon dy këngë të reja në ‘Youtube’, njëra vije në bashkëpunim!
Ditë më parë Altuna Sejdiu-Tuna ka promovuar albumin më të ri ‘Fortuna’.
Ndërsa tani ka publikuar dy këngë të reja në kanalin ‘Youtube’ të cilat janë pjesë e albumit më të ri të këngëtares, shkruan Indeksonline.

‘Tani m’ke zemër’ dhe ‘A don hala’ e cila ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Yl Limani.
Kujtojmë që albumi i ri i Tunës shënon rikthimin e këngëtares pas një pauze të gjatë./Indeksonline/