75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 13 Korrik 2021 / OSH

Tuneli i Kalimashit në tym, digjet vetura, krijohen kolona rrugës për në Shqipëri

Djegia e një veture në tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit ka bërë që tuneli të bllokohet për disa minuta, rrugës për në Shqipëri.

Vetura që ka shpërthyer në flakë i përket një shtetasi amerikan që jeton në Serbi.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët në makinë të shuhen.

Nga incidenti ka vetëm dëme materiale. Djegia e veturës ka shkaktuar kolona të veturave për shkak të bllokimit të tunelit për një kohë./Indeksonline/