75 Mall Live Search
23:46 / E Martë, 27 Gusht 2024 / MSH

Tuneli “Mont Blanc” mes Francës dhe Italisë do të mbyllet për 15 javë

Tuneli i autostradës Mont Blanc midis Francës dhe Italisë veriore do të mbyllet për 15 javë nga muaji i ardhshëm për shkak të punimeve.

Operatori i tunelit theksoi se lidhja 11 kilometrave do të jetë e pakalueshme nga data 2 shtator deri më 16 dhjetor.

Më shumë se 60 vjet pas përfundimit të tunelit, ai është i mbyllur për punime rinovuese strukturore në dy seksione çemerore 300 metra të gjatë.

Trafiku i automjeteve do të duhet të përdorë rrugë alternative gjatë punimeve të rinovimit.

Rruga kryesore alternative do të jetë autostrada A43, e cila gjithashtu kalon nga Franca në Italinë veriore nëpërmjet tunelit Fréjus dhe rruga nëpërmjet tunelit të Shën Bernardit të Madh në drejtim të veri-lindjes.