75 Mall Live Search
18:04 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Tunisisë nuk i kryen punë fitorja ndaj Francës, eliminohet nga Kupa e Botës

Tunisa ka shënuar fitore minimale ndaj Francës me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të Grupit D.

Golin e fitores e ka shënuar Wahbi Khazri në minutën e 58-të, shkruan IndeksOnline.

Franca arriti ta barazonte rezultatin në sekondat e fundit me Antonio Griezman, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR.

Kjo fitore nuk i ndihmoi Tunisisë të kualifikohet tutje, pasi Australia mposhti Danimarkën, duke u siguruar kualifikimin së bashku me Francën./IndeksOnline/