75 Mall Live Search
10:35 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / MSH1

Turbullira në kanal/ KRU “Prishtina” njofton për reduktime

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se gjatë ditës do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kjo për shkak të turbullirave të larta në kanalin “Ibër-Lepenci”, pas reshjeve të dendura të shiut.

Sipas KRU-së, ITU-ja në Shkabaj mbetet jashtë funksionit, transmeton IndeksOnline.

“Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 – 17:00 në këto zona: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e lagjes “Kalabria” në kryeqytet. Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

për shkak të turbullirave të larta në kanalin “Ibër-Lepenci”, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 – 17:00 në këto zona:

▪️ Fushë-Kosovë

▪️ Obiliq

▪️ Një pjesë e lagjes “Kalabria” – Prishtinë

Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.

Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.