Turbullirat në Ibër Lepenc çrregullojnë furnizimin me ujë në Fushë Kosovë, Prishtinë e Drenas
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se ka turbullira në kanalin e Ibër Lepencit për shkak të punimeve teknike, çka ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë në disa zona.
Sipas KRU “Prishtina”, ITU Shkabaj po përballet me çrregullime për shkak të turbullirës, duke ndikuar në furnizimin me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit (si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj. Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës”, tha kompania.
“Kjo gjendje është duke u stabilizuar. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, shtuan nga KRU “Prishtina”.

