09:50 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Turistët e huaj “pushtojnë” Korçën

Korça mbetet një destinacion i preferuar i turistëve vendas edhe të huaj.

Edhe këtë fundjavë, qyteti i serenatave është mbushur plot me vizitorë.

Korça mund të konsiderohet një nga shembujt më domethënës të qyteteve shqiptare që shfrytëzojnë turizmin vjetor, kryesisht atë malor dhe kulturor.

Me kapacitete të shtuara akomoduese dhe rritje të investimeve të brendshme, ky qytet po tenton që të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj./ATSH/