13:45 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Turistët holandezë mbesin të bllokuar në Jarinje – detyrohen të kthehen mbrapa

Disa turistë holandezë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare në Jarinje. Të njëjtit nuk ishin në dijeni për protestën që po zhvillohej nga ana e serbëve në veri, shkruan IndeksOnline.

Njëri nga turistët ka thënë se erdhën nga Greqia por tani mbetën në bllokuar në këtë pikë kufitare.

Ata u detyruan të kthehen mbrapa pasi panë gjendjen ay.

“Jemi nga Holanda, erdhëm nga Greqia, kemi këtu disa lojëra, tani ne deshëm të ktheheshim në Holandë por..”, tha ai.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet./IndeksOnline/