75 Mall Live Search
12:45 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Turistët nuk lejohen të hynë në Brezovicë, bllokojë rrugën në shenjë revolte

Turistët që kanë planifikuar të qëndrojnë sot gjatë ditës në Brezovicë, i ka pritur një befasi jo e këndshme në hyrje të këtij resorti. Aty ju ka dalë Policia e Kosovës dhe i ka ndaluar të gjithë autobusët që kanë organizuar t’i bartin  udhëtarët.

Në kuadër të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës në parandalimin e coronavirisit është edhe ndalimi i grumbullimit në masë.

Turistët në shenjë revolte që nuk u lejuan të ngjiten në shtigjet e Brezovicës, kanë bllokuar rrugën.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës lidhur me vendimin për ndalimin e turistëve.