14:32 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Turisti amerikanë ec me të dashurën duke e mbajtur të lidhur me zinxhir të qenit

Ky është momenti i çuditshëm kur një grua ecte nëpër rrugë me një zinxhir të qenit rreth qafës me anë të së cilës turisti amerikan e tërhiqte atë.

Një motorist fotografoi pamjen e pazakontë në qytetin turistik kolumbian të Cartagena, në verilindje, në bregun e Karaibeve të vendit.

Në pamjet të cilat u shpërndanë në Facebook dhe u panë me qindra mijëra herë, shihet një njeri me pantallona të shkurtër duke ecur përgjatë trotuarit që mbante në dorë një shishe birre të cilën e pinte herë pas here.

Përkrah tij ishte një grua e cila mbante rreth qafës zinxhirin, për të qenë e lidhur me burrin./Indeksonline/