20:27 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

Turisti francez del përballë gjykatës iraniane, akuzohet për spiunazh

Një turist francez, i cili është mbajtur në Iran që nga viti 2020 i akuzuar për spiunazh, ka dalur përballë gjyqit.

Benjamin Brière, 36 vjeç, u arrestua pasi fluturoi një dron pranë kufirit Iran-Turkmenistan, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burg, megjithëse avokati i tij ka lënë të kuptohet se autoritetet po konsiderojnë ta përfshijnë atë në një shkëmbim të burgosurish.

Philippe Valent, avokati i Brière në Paris, dhe motra e Brière thanë se një vendim mund të nxirret të shtunën. 

Ai po gjykohet me dyer të mbyllura në Gjykatën Revolucionare në qytetin lindor të Mashhadit, aty ku po mbahet.

Në fillim të kësaj jave, Philippe Valent tha se klienti i tij nuk ishte informuar për akuzat kundër tij.

Familja e tij francezit thotë se i biri i tyre është i pafajshëm dhe se po përdoret si peng politik.

Brière u arrestua në maj të vitit 2020 ndërsa ishte me pushime në Iran, ka thënë ministria e jashtme franceze. 

Ai është një nga dhjetëra shtetas të huaj ose persona me shtetësi të dyfishtë iraniane që po mbahen në Iran.