15:09 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Turisti vjedh delfinin nga plazhi (Video)

Një turist është kapur në kamera rastësisht duke u larguar me një delfin që dukej sikur kishe ngordur në një plazh të ishullit Hailing.

Sipas këtyre pamjeve, ky njeri kishte marrë mbi supe të tij delfinin dhe po ecte plazhit derisa u largua me të, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Sipas një vullnetari lokal të patrullës detare, dëshmitarët panë se ai po i afrohej delfinit pasi u shfaq në plazh.

Ekspertët ende duhet të identifikojnë specien e kafshës. Njeriu pastaj iu afrua dhe e mori me vete, ndoshta duke besuar se ‘do të vdiste gjithsesi’.

“Dolphins janë një specie e mbrojtur nga shteti”, tha një vullnetar, duke shtuar: “nëse delfini ka ngordhur, ai nuk është dashur të lejohet të marrë me veti atë. Mostrat duhet të dorëzohen gjithmonë tek autoritetet e kafshëve të egra”, ka thënë ai./Indeksonline/