75 Mall Live Search
18:26 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / MSH

Turistja franceze humb jetën në Liqenin e Komanit

Në Koman, një shtetase franceze 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit, shkruan abcnews.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.