Turizmi në Shqipëri po lulëzon si kurrë më parë me kosovarët!

Karantina duket se ka bërë të vetën.
Masat kundër Covid19 në Kosovë dhe në botë vitin e kaluar kanë “stopuar jetën”.

Por me përmirësimi e situatës dalë ngadalë u normalizua edhe jeta e qytetarëve të Kosovës.
Kjo vërehet më së miri kur kalon kufirin dhe shikon bregdetin shqiptarë.
Mijëra kosovarë në sezonën e verës janë relaksuar në bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Vetëm sonte, në një pompë derivatesh e cila gjindet rrugës për në Kosovë gjatë kthimit nga Shqipëria, janë parë afro 20 autobusë dhe dhjetra vetura.

Pa dyshim që turizmi shqiptar ka lulëzuar më 2021./IndeksOnline/
