75 Mall Live Search
23:33 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / AR

Turjan Hysko tregon të vërtetën për projektin që nuk e “shijoi” kurrë

Turjan Hysko është rikthyer në një intervistë për “The Dalina Show”, në Andale Media, ku ka ndarë me Dalina Buzin momente të sinqerta nga karriera dhe përvojat e tij në televizion. Në këtë bisedë, producenti dhe aktori i njohur foli për periudhën 5-vjeçare në TV Klan dhe emisionin e humorit “Klanifornia”, një projekt që, për habinë e publikut, ai pranoi se nuk e ka shijuar kurrë plotësisht.

“Klanifornian unë e kam bërë pa dëshirë. Është hera e parë që po e them, është hera e parë që unë kam bërë kompromis. Pavarësisht se kishim shikueshmëri shumë të fortë sepse Klani është logo shumë e madhe, dhe vitin e pandemisë, derisa erdhi Big Brother-i” – rrëfeu Turjani.

Ai shpjegoi se mungesa e dëshirës vinte nga vetë formati i programit, i cili, sipas tij, nuk i lejonte hapësirë për të qenë krijues në kuptimin e plotë të fjalës.

“Për mua si krijues, nuk ishte krijim. Ishte një përzierje që kishte humor, muzikë, balet… për të prodhuar diçka të freskët, por jo diçka që më përfaqësonte vërtet. Nuk ka gjë më të lodhshme. Nuk i kthehem më kurrë. Nëse do të prodhoj një gjë, nuk dua më shumë se shtatë veta. Sepse aktorin duhet ta lësh të lirë në gjithë ngjyrat e tij. Ndërsa ne merreshim me hallin e përditshëm të njerëzve, kredi, stres, shkollat e fëmijëve. Dhe unë i kuptoja të gjitha.”