Turku i dyshuar për vrasjen e ndodhur në “Dardani” ende në arrati

Yildirim Atila (1967), shtetas i Turqisë, i shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur dje në “Dardani” të Prishtinës, vazhdon të jetë në arrati.
Policia ka nxjerr publikisht foton e të dyshuarit, i cili e la të vdekur në veturë bashkëkombësin, Sami Kurtulus.
IndeksOnline dje ka raportuar ekskluzivisht për këtë vrasje e cila u regjistrua në orën 12:00.
Viktima dhe i dyshuari ishin futur bashkë në territorin e Kosovës nga Shqipëria me një veturë me targa të Kosovës.
Sipas informacioneve të policisë kufitare, Atila ishte pasagjer ndërsa viktima, Kurtulus ishte shofer.
Revolja me të cilën dyshohet se është kryer vrasja është hedhur në kosh mbeturinash ndërsa policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit.
Ende nuk dihen motivet që kanë quar deri të krimi, ndërkohë policia është duke punuar intzivisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen./IndeksOnline/
