75 Mall Live Search
12:34 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Turku i kërkuar në Gjermani për trafik droge arrestohet në Shqipëri

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman, thuhet në një njoftim të policisë së Shqipërisë.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: I.E, 42 vjeç, banues në Turqi”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane,  kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Tutje në njoftim thuhet se në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë