15:29 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Turku i parë në histori që nënshkruan me Juventusin, vije goditja 15 milionëshe e kampionëve

Kampionët e Series A, Juventusi ka arritur marrëveshje me supertalentin turk, Merih Demiral.

Qendërmbrojtësi 21 vjeçar do të veshë fanelën zi e bardhë pas edicionit fantastik që kishte te Sassuolo.

15 milionë euro do t’i kushtojë Juves blerja e Demiral.

Mbrojtësi perspektiv bëhet turku i parë që do të luaj për Juventusin. 3 milionë euro nga ky transfer do t’i shkojnë në llogari skuadrës turke, Alanyaspor.

Për Demiral ishte tejet e interesuar skuadra e Atletico Madrid./Indeksonline/