75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / k.v

Turma e veteranëve po tenton të futet në Kuvend (Video/foto)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës për të protestuar për pagën minimale.

Masa tani po bënë përpjekje për tu futur në objekt të Kuvendit, në shenjë revolte për heqjen e kësaj kategorie nga lidhja me pagën minimale, transmeton IndeksOnline.

Policia ka vendosur kordonin e saj në hyrje të Kuvendit dhe është e vendosur të mos lejoj futjen e protestuesve brenda objektit./IndeksOnline/