75 Mall Live Search
20:13 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

Turma pacientësh bë Klinikën Torakale, reagojnë nga Klinika

Holli i klinikës së Kirurgjisë Torakale u mbush me pacientë mëngjesin e sotëm.

Një lexues i Indeksonline pohoi se dhjetëra persona po prisnin në rend për t’u kontrolluar tek doktori i cili nuk kishte ardhur akoma në punë.

Ndërkohë, nga Klinika kanë deklaruar për Indeksonline lidhur me situatën e krijuar.

“Doktori ka qenë në ambulancë, ky pacient e ka pasur numrin 5, nuk i ka ardhë radha për 20 minuta për kontroll. Gjithsej deri atëherë kanë qenë 8 pacientë tu pritë në regjistër” thuhet në reagimin e Klinikës.