75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Turmë e madhe e kandidatëve në Prizren/ Policia i shpërndan aplikuesit për teste të patent shoferëve

IndeksOnline pak më parë raportoi për grumbullimin e dhjetra personave në Qendrën e Njësisë së Patentëshoferëve, në Prizren.

Kurse, minuta më parë Policia e Kosovës arriti në vendngjarje ku shpërndau kandidatët, të cilët prisnin në radhë për të paraqitur testin praktik dhe teorik për t’u pajisur me patentëshoferë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku pjesëtarët e policisë kanë shpërndarë turmën.

Ndërsa, përmes një njoftimi në derë të objektit aplikuesit u njoftuan se ata të cilët kanë përfunduar pjesën teorike para datës 13 mars, do të kenë të drejtë të aplikojnë për test praktik./IndeksOnline/