Turneu i anuluar i Justin Bieber për shkak të Covid-19, do të mbahet në vitin 2021!

Të enjten, datat e reja u zbuluan për turin botëror të shumëpritur të Justin Bieber 2021.
Sipas faqes zyrtare të 26-vjeçarit, turneu me 45 data – i cili përfshin 19 data të reja – do të fillojë në 2 qershor të vitit 2021 në San Diego, transmeton Indeksonline.
Turneu Botëror Justin Bieber fillimisht ishte planifikuar të fillonte në maj të vitit 2020, por u shty për shkak të shqetësimeve të sigurisë të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Mezi pres që të shkoj atje dhe të shihem me tifozët e mi në këtë turne. Kemi kaluar kaq shumë gjatë këtij viti. Më shumë se kurrë, ne kemi kuptuar se sa kemi nevojë për njëri-tjetrin, dhe sa kuptimplotë mund të jenë këto momente, ‘tha Bieber në një deklaratë të lëshuar të enjten.
Biletat për Justin Bieber World Tour 2021 do të dalin në shitje për publikun në 6 gusht.
Një dollar nga çdo biletë e shitur do t’i dhurohet fondacionit Bieber, i cili ka për qëllim mbështetjen e shëndetit mendor.
Turneu do të mbahet në Chicago, Boston, New York City, Atlanta, Los Angeles, Las Vegas, Detroit, Miami, Houston dhe Nashville, Tenesi.
Do të përfundojë në Sacramento, California në 15 gusht 2021./Indeksonline/