75 Mall Live Search
16:20 / E Diele, 01 Tetor 2023 / AR

Turneu i Beyoncé do të bëhet film

Turneu i Beyonce do të bëhet film dhe do të shfaqet në fund të këtij viti. 

Filmi pritet të dalë me 1 dhjetor. Ky film ka përdorur imazhe nga shfaqjet që këngëtarja 42-vjeçare dha në qytetin e saj të lindjes, Hjuston, shtatorin e kaluar, shkruan Deadline, transmeton Indeksonline.

Beyoncé do të shpallë filmin gjatë shfaqjes së saj në Kansas City, tha mediumi.

Beyonce ka mbajtur turneun e saj të Rilindjes që nga maji i këtij viti, i quajtur sipas albumit të saj Renaissance./Indeksonline/